Për 57 denarë është ulur shporta minimale, tani për një muaj duhen 61 249 denarë

Për 57 denarë është ulur shporta minimale, tani për një muaj duhen 61 249 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 është 61.249,00 denarë, informojnë nga Sindikata e Maqedonisë, transmeton SHENJA.
Nëse jetoni në një banesë me qira prej 60 m2 për muajin tetor, atëherë shporta shkon në 76.624,00 denarë.
Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për shtator 2024, e cila ishte 61.306,00 denarë, ajo u zvogëlua për 57.00 denarë.
“Është e rëndësishme të theksohet se masa e qeverisë për kufizimin e masës së marzheve dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por për shkak të dëshirës për fitim mes tregtarëve që shteti duhet ta frenojë, kur e kuptuan qëllimin e qeverisë për këtë masë, ata rritën çmimet e të gjitha produkteve, dhe këtë e konfirmojmë me rritjen e vlerës së pjesës së ushqimeve dhe pijeve në shportën minimale për më shumë se 717 denarë për muajin e fundit të shtatorit, ndërsa në të njejtën, në pjesën e ushqimeve dhe pijeve për muajin tetor 2024 e cila është 22.069,00 denarë krahasuar me muajin 2024 (23.034,00) është ulur për 965 denarë”, thonë nga Sindikata. /SHENJA/

MARKETING