Pendarovski mblodhi 10 000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën për president
Nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski kanë njoftuar se në kohë rekorde kanë grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të garuar për zgjedhjet presidenciale.
“Në kohë rekord, për më pak se pjesë orë, janë mbledhur 10.000 nënshkrime qytetarësh për mbështetjen e kandidaturës për mandat të dytë të presidentit Stevo Pendarovski. I falënderojmë të gjithë qytetarët të cilët e dhanë mbështetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Pendarovski.