Pendarovski: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit prioriteti më i lartë
Nëse ma jepni besimin edhe për mandatin e dytë do të vazhdoj nëpër të njëjtën rrugë t’ju respektoj të gjithëve dhe potencialin, talentin, njohuritë dhe përvojën e kujtdo ta përdor për të mirën e shtetit. Kështu u zotua nga Kërçova kandidati për President nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski. Ai theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit të lartë do të jetë detyra e tij më e lartë në emër të popullit nëse përsëri e fiton besimin e qytetarëve.
“Të gjithë ata që hyjnë në krim madje edhe nëse janë shokët e mi më të mirë, të afërmit e mi më të ngushtë do të damkosen publikisht dhe do të heq dorë prej tyre publikisht dhe do t’u kërkoj organeve kompetente t’i procedojnë. Ne kemi ardhur me nderim të madh, me mbështetjen tuaj në funksione të tilla të rëndësishme që ta ndihmojmë popullin të jetojë më lehtë, kurse jo të na ikin fëmijët nga shteti. Nuk më bie ndër mend të fal dikë i cili dëshiron të strehojë, të sigurojë vetëm vetveten, më të afërmit apo familjen e vet, ndërsa për të tjerët nuk i bëhet vonë”, ka deklaruar Stevo Pendarovski, kandidat për president i LSDM-së.