Pendarovski – Donmez: Të dy shtetet ta intensifikojnë edhe bashkëpunimin në planin energjetik
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Türkiye-s, Fatih Dönmez u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas marrëveshjes së nënshkruar dje në fushën e gazit natyror me Bullgarinë, ministri Dönmez zhvillon takime në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
Ministri Dönmez dhe delegacioni që e shoqëron, u prit nga Pendarovski në rezidencën presidenciale “Villa Vodno”. Gjatë vizitës së tij, Dönmez u shoqërua dhe nga ambasadori i Türkiye-s në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök.
Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura për median, sipas informacioneve të marra mësohet se krahas bashkëpunimit në fushën e energjisë janë diskutuar edhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Dönmez, në kuadër të vizitës në Shkup, do të zhvillojë një takim edhe me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.