Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

Paul Pogba raportohet se është në bisedime zyrtare për të bërë rikthimin e tij në fushat e blerta pas dy vitesh mungesë.

Në vitin 2023, mesfushori francez u dënua nga futbolli për shkak se u gjet DHEA në sistemin e tij, një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup, duke përfshirë testosteronin.

Fillimisht, Pogba kishte marr një dënim prej katër vitesh, por pas apelimit të këtij vendimi suspendimi u reduktua në vetëm 18 muaj.
Në mars të këtij viti ky dënim mori fund, që do të thotë se 32-vjeçari tani mund të bëjë rikthimin e shumëpritur në futboll.

Pasi kontrata e tij me Juventusin u ndërpre, Pogba ka qenë lojtar i lirë që nga ajo kohë.

Ani pse ai është lidhur me një sërë klubesh në Evropë, Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asgjë nuk është materializuar.

Siç ka raportuar The Athletic, pronarët e DC United kanë në zotërim të drejtat për mesfushorin Pogba.

“Ky burim që flet në kushte anonimiteti, ka konfirmuar gjithashtu se klubi është në bisedime për një marrëveshje potenciale për 32-vjeçarin, i cili ka qenë në disa ndeshje të MLS që prej se luajti ndeshjen e fundit profesionale për Juventusin menjëherë pasi u suspendua në shtator të 2023”, thuhej në raportimin e tyre.

Sipas një raportimi nga Sports Illustrated, Lista Discovery i lejon një klubi në MLS që të marr të drejtat e një lojtari në rast se ai dëshiron t’i bashkohet ligës./

 

MARKETING