Pas tërmetit të parë që goditi Malin e Zi, pasuan 30 lëkundje tjera me fuqi më të vogël shkatërruese

Pas tërmetit të parë që goditi Malin e Zi, pasuan 30 lëkundje tjera me fuqi më të vogël shkatërruese

Pas tërmetit prej 5.4 shkallë të Rihterit që goditi territorin e Malit të Zi në ora 4 të mëngjesit, ka pasuar një seri tjetër e të lëkundjeve të tokës më fuqi më të vogël shkatërruese.

Sizmologu Srgjan Cekoviq nga Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS) tha për portalin RTCG, se pas tërmetit kryesor, pasuan edhe 30 lëkundje të tjera, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të ueb-faqes së ZHMS, dhjetë minuta pas tërmetit të parë, ka ndodhur një tjetër me fuqi prej 3.2 shkallë të Rihterit.

As pas kësaj toka nuk është “qetësuar” dhe ka pasuar seria prej më shumë se 15 lëkundjeve nga ora 4:20 deri më 6:30, me fuqi prej 2 deri në 3 shkallë të Rihterit.

Sipas të dhënave të njëjta, rreth orës 6:38 ka pasuar tërmeti prej 3.3 shkallë të Rihterit, si dhe një seri tjetër me lëkundje më të dobëta.

Të gjitha lëkundjet janë regjistruar në të njëjtën rajon, pra rreth 30 kilometra nga Nikshiqi në drejtim të Bosnje dhe Hercegovinës.

MARKETING