Pas Kurtit, Borrell e Lajçak nisin takimin me Vuçiqin

Pas Kurtit, Borrell e Lajçak nisin takimin me Vuçiqin

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë duke zhvilluar takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Para takimit në Bruksel, Vuçiq tha se nuk do të ketë ‘kapitullim e as kthim në vitet e 90-ta’.

“I kemi bërë përgatitjet e fundit. Dua të falënderoj ato pjesë në Serbi që kanw besim në udhëheqësit e saj dhe të cilët vlerësojnë se do të bëjmë më të mirë për vendin tonë. Ndërsa atyre që na sulmojnë se do të nënshkruajmë diçka, sepse kështu do të jemi tradhtarët, unë mund tu them se nuk kanë nevojë të brengosen. Nuk do të ketë kapitullim, nuk do të ketë kthim në të 90-at”, ka deklaruar Vuçiq.

Ish-kandidati për president të Serbisë dhe lideri i lëvizjes serbe qendër Zdravko Ponosh ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka pranuar garanci nga perëndimi për praninimin e planit franko-gjerman, po vetëm për vetën e tij.

Ndërkaq, blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë, si më të rëndësishmin për një dinamikë të re të raporteve.mes Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/

MARKETING