Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut
Foto: Richie Roberts/Unsplash

Sot moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa zona do të shoqërohen me bubullima, thuhet në parashikimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në disa vende pritet mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të rrallë të breshrit.

Do të fryjë erë e përforcuar, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here edhe erë e fortë nga drejtimi verior, e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 15 gradë në Mavrovë deri në 27 gradë në Gjevgjeli.

Në Shkup, sipas sinoptikanëve, pritet një situatë e ngjashme meteorologjike. Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme shiu në orët e paradites dhe me erë të përforcuar, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here edhe erë të fortë nga veriu. Temperatura ditore në kryeqytet do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë fundjavës na pret mot më i freskët, veçanërisht në orët e mëngjesit, ndërsa nga e hëna paralajmërohet rritje e sërishme e temperaturave ditore.

MARKETING