Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin

Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin

Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta lokale gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

MARKETING

Description of image

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë, duke e bërë këtë një nga ditët më të nxehta të periudhës.

Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë rreth 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Autoritetet rekomandojnë që qytetarët të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të respektojnë masat për mbrojtje nga temperaturat e larta.

MARKETING