Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Erëra të lehta deri në mesatare, dhe herë pas here erëra të forta veriperëndimore përgjatë lumit Vardar.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri 19 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe më ftohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Erëra të lehta deri në mesatare veriore.

