Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
Në pjesën perëndimore do të ketë kushte për reshje të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Në disa vende do të ketë erë të fortë e cila do të arrijë shpejtësinë deri 60 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri 17, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri 25 gradë celsius.
Gjatë javës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me ulje të temperaturave.

