Parashikimi i motit

Moti sot do jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
MARKETING
Temperatura minimale do të jetë nga 5 deri 10 gradë celsius, kurse maksimalja nga 17 deri 25 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 25 gradë celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme do të kemi mot të ndryshueshëm dhe më të freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut.