Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë i ftohtë në mëngjes, me diell gjatë ditës me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.
MARKETING
Vranësirat do të rriten në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 9 gradë.
Në Shkup mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell dhe i qetë. Vranësirë në fund të ditës dhe gjatë natës.
Temperatura minimale do të zbresë deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.