Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla dhe më të dendura në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nga orët e mesditës me shi të rrëmbyeshëm të kohëpaskohshëm dhe paraqitje të bubullimave. Temperatura minimale do të bie deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 19 gradë.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) edhe në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, të shoqëruara kohë pas kohe me bubullima. Prej sot e deri të premten reshjet në disa vende do të jenë më të dendura dhe kohë pas kohe të rrëmbyeshme. Temperaturat sot gjatë ditës do të jenë për 3 deri 5 gradë më të ulëta, ndërsa pastaj temperaturat do të rriten gradualisht

MARKETING