Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët në disa lugina. Në fund të ditës dhe në orët e natës duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje shiu, kurse në male e në disa vende më të larta borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 15 gradë.
Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e natës drejt së hënës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Duke filluar nga mbrëmja e sotme nën ndikimin e valës së re të lagësht do të fillojnë reshjet e shiut, të cilat do të jenë më të bollshme ditën e hënë, si dhe mëngjesin e së martës (lokalisht mbi 30 l/m2).

Reshje bore do të ketë fillimisht në zonat malore, ku mbulesa e borës do të rritet ndjeshëm, ndërsa nga pasditja e së hënës edhe në disa vende më të larta. Më pas në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me reshje lokale të dobëta shiu dhe bore.

MARKETING