Paraqitje pozitive e KK Fati Tetovë në “Ulqini Open 2023”

Paraqitje pozitive e KK Fati Tetovë në “Ulqini Open 2023”

Të shtunën u zhvillua turneu ndërkombëtar i karates “Ulqini Open 2023” i cili tashmë 19-të vite organizohet me mbështetje të Komunës së Ulqinit.

950 garues nga më shumë shtete ishin pjesëmarrës të edicionit të sivjetëm të këtij turneu, ndërsa mes tyre ishte edhe Klubi i Karatesë Fato nga Tetova që u prezantua me 9-të garues në mosha të ndryshme.

Më i suksesshëm nga tabori i KK Fati doli të jetë i riu Gjergj Halili që zuri vendin e parë në disiplinën lufta te gjenerata e të lindurve në vitin 2013.

Me katër fitore dhe një humbje në vend të dytë te kategoria e kadetëve -52 kg u rendit Aldin Abazi, duke shfaqur edhe një herë talentin me të cilin avash afrohet në nivelin e pritur konform cilësisë premtuese për rezultate të mëdha.

Jon Ismaili, Enes Memishi, Muhamed Rrustemi, Astrit Osmani, Erdona Ziberi dhe Aldina Abazi dolën të tretit në kategoritë e tyre dhe performansa e treguar ka lënë të kënaqur trajnerin Arlind Huseini.

Padyshim se jam shumë i kënaqur me paraqitjen e garuesve të klubit tonë në turneun cilësor ndërkombëtar “Ulqini Open 2023”. Posaçërisht më kënaq performanca e garuesve të moshave të vogla, të cilët me mënyrën si punojnë dhe garojnë tregojnë se e ardhmja është shumë premtuese. Vlen të ceket se me garuesit Driton Halimi due Erdona Ziberi garuam në kategorinë e seniorëve dhe kjo paraqitje do të ndihmojë për ngritjen e formës së tyre”, shprehet trajneri i KK Fati, Arlind Huseini, i cili nuk fsheh se pret rezultate pozitive në Kampionatin shtetëror që pason në fundjavë.

Na pret Kampionati Shtetëror për moshat 10-13 vjeç dhe klubi jonë do të paraqitet me shumë garues. Në mesin e karateistëve që presim të shfaqen në lartësinë e duhur do të jetë edhe kampioni Ballkanik për fitin 2022, Isa Elmazi, i cili do të duhet ta mbrojë titullin e kampionit shtetëror”, përfundoi Huseini.

MARKETING