Parandalohet kontrabandë e një sasie të madhe të mallrave të konsumit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Parandalohet kontrabandë e një sasie të madhe të mallrave të konsumit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Në vendin e quajtur “Trakajaçko maallo” në atarin e fshatit Tanushec, Shkup, dje në orën 08:00, nëpunës policorë nga Njësia kriminalitet ndërkufitar dhe migracon Shkup dhe nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Tanushec në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, ka parandaluar kontrabandimin e produkteve të konsumit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Siç bënë të ditur nga MPB-ja, nëpunësit policorë kanë gjetur dy kamionë, pas së cilës drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendi.

“Gjatë kontrollit të kamionit “Volkswagen” me targa kombëtare suedeze është gjetur një sasi e madhe mallrash konsumi, ndërsa kamioni “Mercedes” pa targa është konstatuar bosh”, theksohet në komunikatë.

Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje ekipi  nga SPB Shkup, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa produktet janë dërguar në stacionin policor për mbikëqyrje kufitare Tanusheci për veprime të mëtutjeshme.

 

MARKETING