Paraburgim për babain i cili me thikë e plagosi djalin e tij në një restorant në Shkup

Prokurori publik nga Gjykata Themelore Publike në Shkup solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një 46-vjeçari të dyshuar për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 në lidhje me nenin 19 (përpjekje) nga Kodi Penal. Siç bëhet e ditur në kumtesë, personi me paramendim ka bërë përpjekje që ta privojë nga jeta djalin e tij. Prokurori kompetent gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka dorëzuar propozim për paraburgim, për shkak të mundësisë që i dyshuari ta përsërisë veprën.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë, më 14 janar, në një hapësirë pune – kuzhinë në një restorant në Shkup, në rrugën “Kiril Pejçinoviq”, i dyshuari ka kryer dhunë familjare dhe me paramendim ka bërë përpjekje që ta privojë nga jeta djalin e tij. Pas një zënke të shkurtër verbale, për të cilën shkak ishin marrëdhëniet e prishura mes vete prej më parë, i dyshuari ka marrë një thikë të kuzhinës dhe i ka shkaktuar tri plagë të dëmtuarit në pjesën e stomakut, krahut të djathtë dhe shpinës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në qëllimin që ta kryejë vrasjen e ka penguar një dëshmitar, i cili e ka ndihmuar të dëmtuarin dhe e ka dërguar në spital.

Prokurori kompetent publik gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup i dorëzoi edhe propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, sepse, siç bëhet e ditur në kumtesë, ekzistojnë rrethana të veçanta të cilat e arsyetojnë frikën se do ta përsërisë veprën penale, gjegjësisht se do ta përfundojë veprën penale.

Në kumtesë bëhet e ditur se, i dyshuari edhe në deklaratën e dhënë para prokurorit publik e ka pranuar se në momentin kritik ka vendosur ta privojë nga jeta, dhe se shpreson që në të ardhmen i dëmtuari e kupton se duhet të respektohet prindi ose përsëri mund të ndodhë e njëjta gjë.

MARKETING