Papua Guinea e Re, të paktën 22 të vdekur nga dhuna në rrugë

Papua Guinea e Re, të paktën 22 të vdekur nga dhuna në rrugë

Të paktën 22 persona janë vrarë në Papua Guinenë e Re gjatë trazirave dhe plaçkitjeve në dy qytetet më të mëdha të vendit, raporton Anadolu.

Sipas ABC News, policia ka gjetur trupat e gjashtë personave në dy biznese të veçanta, të cilat u plaçkitën dhe u dogjën në kryeqytetin Port Moresby.

Policia tha se numri i të vdekurve në incidentet e dhunshme u rrit në 22, me 15 në Port Moresby dhe shtatë në Lae, kryeqyteti i provincës Morobe.

“Jo vetëm që forcat tona të sigurisë tradhtuan, por disa prej tyre filluan të inkurajojnë ose nxisin njerëzit tanë për të plaçkitur”, tha guvernatori i Port Moresbyt, Powes Parkop.

Trazira, zjarrvënie dhe plaçkitje shpërthyen në kryeqytetin Port Moresby të mërkurën pasi qindra policë, ushtarë, personel burgu dhe nëpunës civilë dolën në grevë për të protestuar ndaj shkurtimeve të pagave.

Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, tha dje se forcat e sigurisë kishin filluar të vendosnin kontrollin në kryeqytet dhe do të merren masa për të parandaluar përsëritjen e incidenteve dhe se do të kompensojnë bizneset për humbjet e tyre.

Marape më vonë njoftoi se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për 14 ditë.

MARKETING