Papa kritikoi sul’met në Gaza, Izraeli thërret ambasadorin e Vatikanit
Izraeli thirri ambasadorin e Vatikanit në Tel Aviv në Ministrinë e Jashtme pasi kreu i Kishës Katolike Romake dhe Vatikanit, Papa Françesku, tha se ajo që po ndodh në Gaza nën sulmet izraelite nuk është luftë, por mizori.
Gazeta izraelite “Yedioth Ahronot” raporton se ambasadori i Vatikanit në Tel Aviv, Nuncio Adolpho Yllana, është thirrur në Ministri dhe i është thënë se Izraeli ishte i zhgënjyer nga kritikat e Papës.
Papa Françesku komentoi situatën në Rripin e Gazës për gazetarët gjatë lutjes së tij tradicionale të së dielës më 22 dhjetor.
“Mendoj me dhimbje të madhe për Gazën, aq shumë mizori, fëmijët që gjuajnë me automatik, shkollat dhe spitalet po bombardohen… Është një mizori e madhe”, tha Papa Françesku.
Papa kritikoi në mënyrë të ngjashme sulmet ajrore izraelite në Gaza më 21 dhjetor.
“Edhe pse më parë e lejuan patriarkun (kardinalin Pierbattista Pizzaballa) të hynte në Gaza, ata nuk e lejuan dje dhe fëmijët u bombarduan. Kjo nuk është luftë, kjo është mizori. Dua ta them këtë sepse prek zemrat”, tha Papa Françesku.
Izraeli vazhdon luftën e tij gjenocidale në Gaza, në të cilën 45.361 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar, duke përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra dhe 107.803 persona janë plagosur. Infrastruktura e Gazës është shkatërruar në masë të madhe dhe viktima të shumta janë ende të varrosura nën rrënoja.
Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli po përballet gjithash