Pamje të frikshme: Makina “hedh në ajër” këmbësorët, të paktën 5 viktima dhe 13 të plagosur
Policia kineze ka arrestuar një burrë që e ka futur veturën e tij në një grumbull këmbësorësh në Guangzhou të Kinës, duke mbytur pesë persona e duke lënduar 13 të tjerë.
Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta në publik. Shumë njerëz e kanë akuzuar drejtuesin e veturës se me qëllim i ka vënë në shënjestër këmbësorët, raporton televizioni BBC.
Në disa video të publikuara në internet, drejtuesi i veturës së prodhuesit BMË shihet duke dalë nga automjeti dhe duke hedhur të holla në ajër, pak pas përplasjes.
Policia kineze e ka arrestuar drejtuesin 22-vjeçar të kësaj veture dhe ka filluar një hetim.
Përplasja ndodhi të mërkurën gjatë periudhës së ngarkuar në komunikacion në mbrëmje, në një udhëkryq të ngarkuar në qytetin jugor me 19 milionë banorë.
Social platform news, an hour ago, a BMW car in Guangzhou deliberately hit the crowd in the street! Many people were injured.🙏🙏🙏
I guess he takes drugs.
a waste thing. pic.twitter.com/fpmKpfjOWy— Sharing travel (@TripInChina) January 11, 2023
Në Kinë kanë ndodhur incidente të tjera të ngjashme së fundi. Në shkurtin e vitit të kaluar, një drejtues e futi një kamion të vogël në një grumbull njerëzish në provincën jugore, Fujian, duke mbytur tre pesona e duke lënduar nëntë të tjerë.
Këtë javë, një mysafir hoteli në Shangai qëllimisht e futi veturën e tij në hollin e hotelit pas një zënke me stafin. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar në këtë incident.