Pamje: Portieri i Arsenalit goditet me shkelm nga një tifoz

Pamje: Portieri i Arsenalit goditet me shkelm nga një tifoz

Arsenali ka arritur të shënojë fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Tottenhamit, në kuadër të javës së 20-të në Premierligë.

Një goditje e Sakas, nuk u ndal mirë nga portieri Hugo Lloris, i cili e dërgoi topin në portën e vet për 0:1 në minutën e 14-të të ndeshjes.

Epërsia u dyfishua në minutën e 36-të, kur Odegaard realizoi një gol të bukur nga distanca, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, situata eskaloi, teksa portieri i Arsenalit, Ramsdale u godit me shkelm nga një tifoz i Tottenhamit.

MARKETING