Pamje nga ajri të ndërtesave të shembura në Idlib, pas tërmetit i cili la të vdekur të paktën 1,500 njerëz në Turqi dhe Siri
Të paktën 1,500 njerëz janë konfirmuar tani se kanë vdekur në Turqi dhe Siri, dhe mijëra të tjerë janë lënduar – si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë.
Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në 1014, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.
Sipas mediave të huaja, 221 persona të tjerë janë vrarë dhe 419 janë plagosur në pjesët e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë, njoftoi grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë.
Më vete, agjencia shtetërore siriane e lajmeve ka thënë se 371 persona kanë vdekur. Ne supozojmë, por nuk e dimë me siguri, kjo është vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.
Më herët, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë pamje nga ajri të ndërtesave të shembura në Idlib të Sirisë pas tërmetit.