Palestinezët në Gaza “luftojnë” për një copëz feste

Palestinezët në Gaza “luftojnë” për një copëz feste

Palestinezët në Gaza po bëjnë ç’të munden për të ndjekur traditat e Fitër Bajramit, ndërsa lufta i bën festimet të vështira.

“Nuk ka gëzim apo oreks për të festuar rastin e shenjtë,” i tha Al Jazeera Ahmed Ismail, një shitës në Rafah. “Edhe fëmijët nuk kanë asnjë interes për lodrat siç bënin në të kaluarën. Ky është sezoni më i keq që kemi jetuar ndonjëherë.”

Jabr Hassan, një burrë i zhvendosur në qytetin jugor, tha se po vuajnë në të gjitha aspektet e jetës. “Njerëzit vështirë se mund të mbijetojnë. Ata vështirë se mund të ushqejnë familjet e tyre. Ne nuk mendojmë më për Bajramin, as festimet apo ndonjë formë tjetër gëzimi”. /SHENJA/

MARKETING