Pajtim Kasami bëhet me skuadër të re, rikthehet në Itali pas 12 viteve

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami karrierën e tij do ta vazhdojë në Itali. 31 vjeçari është larguar nga Olimpiakosi dhe është transferuar në futbollin italian, duke firmosur kontratë me skuadrën e Samdorias.
Kasami dhe ekipin nga Italia ka arritur marrëveshje një vjeçare, ndërsa për trajner te kjo skuadër do ta ketë emrin e njohur, Andrea Pirlon. Futbollisti shqiptar gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të ndryshme si Baseli, Lucerni e Sioni në Zvicër si dhe për Notingam Forestin dhe Fullhamin në Angli.
Ai edhe më herët ka luajtur në Itali, ku ishte pjesë e Palermos gjatë vitit 2011.