Paga mesatare neto në janar ka qenë 43.050 denarë

Paga mesatare neto në janar në Maqedoninë e Veriut ka qenë 43.050 denarë (699 euro) dhe është më e lartë për 8,9 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Rritja vjen si pasojë e pagës mesatare të paguar në sektorët e artit, argëtimit dhe rekreacionit, shërbimet administrative dhe aktivitetet ndihmëse dhe arsim.
Ulje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit, në krahasim me muajin e kaluar është shënuar në sektorët e ndërtimtarisë, industrisë përpunuese dhe veprimtarive financiare dhe sigurimeve.
Paga mesatare mujore bruto tek të punësuarit në janar arrin 64.697 denarë (1051 euro).