Pa ujë në disa rrugë të Shkupit

Pa ujë në disa rrugë të Shkupit

Për shkak të defektit f 100 mm në rrugën “Kopenhagenska” nr.4b, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Kopenhagenska”, “Sofiska”, “Briselska”, “Njegosheva”, “Stokholmska”, “Petar Draganov” dhe “Gavril Lesnovski”.

“Ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë prej orës 9:00. Për shkak të specifikës së defektit presim që sanimi të përfundojë në orët e mbrëmjes. Gjatë ndërprerjes, do të sigurohet cisterna me ujë të pijshëm”, informojnë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.

 

MARKETING