Pa u rishikuar buxheti nuk ka para për “TVSH-ja ime”

Pa u rishikuar buxheti nuk ka para për “TVSH-ja ime”

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova thotë se qytetarët nuk do të mund t’i marrin paratë nga masa “TVSH-ja ime”, pa kaluar rishikimi i buxhetit në Kuvend.
Ajo ka dekalruar se gabimisht është transmetuar informacioni se ka nisur pagesa e “TVSH-ja ime”.
“Mjetet që ishin planifikuar në Buxhetin e vitit 2024 nga udhëheqësia e mëparshme për pagesën e “TVSH-ja ime”, kryesisht janë shpenzuar ose thënë ndryshe nuk janë planifikuar mjete të mjaftueshme për këto pagesa për tërë vitin 2024, prandaj mjetet duhet të sigurohen me rishikimin e Buxhetit”, thotë Petrova për “Republika”.

MARKETING