Osmani – Xhaçka: Është mundësi reale anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030

Osmani – Xhaçka: Është mundësi reale anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030

“Ne po kalojmë edhe një herë me sukses procesin e skriningut, duke zbatuar reformat e brendshme dhe duke ecur me vendosmëri drejt anëtarësimit të plotë në BE. Viti 2030 është një mundësi reale dhe e arritshme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta përfundojnë me sukses këtë proces dhe unë personalisht besoj në të”.

Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e tij shqiptare Olta Xhaçka. Xhaçka theksoi se “Shqipëria dhe RMV bashkërisht do të ecin drejt BE-së dhe se aktorët politik duhet ta kuptojnë se ky është një tren që nuk duhet humbur”.

“Shumë njerëz në verën e viti të kaluar kanë pritur që Shqipëria do të vazhdoj rrugën e vetme, nëse Maqedonia e Veriut nuk arrin marrëveshje asokohe me Bullgarinë, dhe se Shqipëria do të filloj të taktizoj në raport me Bullgarinë, për t’i krijuar një avantazh pozicionit të vet. Por ajo çfarë ka bërë Shqipëria është vërtet për mirënjohje të cilën e kemi thënë gjithë ne në Maqedoninë e Veriut. Pozicionimi aq në moment edhe i ashpër i kryeministrit Rama ndaj Bullgarisë, për pengesën që po i bënte Maqedonisë asokohe ndonjëherë tejkalonte edhe tonin e Maqedonisë së Veriut për çka jemi vërtet mirënjohës dhe falënderues se taktizoj në asnjë moment Shqipëria për të krijuar avantazh pozicionit të vet por insistoj që nëse rajoni nuk lëviz drejt BE-së, vetëm një shtet nuk do jetë e leverdishme për te. Por kjo është më tepër shenjë e miqësisë, e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë. Unë mendoj se nuk është e ndershme që t’i kërkojë Shqipërisë që nëse hipotetikisht në nëntor nuk do t’i arrijmë ndryshimet kushtetuese të ndalet dhe të mos vazhdon procesin, procesi është individual dhe bazohet në meritokraci individuale të shteteve”, u shpreh Osmani.

MARKETING