Osmani: VMRO-ja vetëm ik, kritikon dhe nuk merr përgjegjësi shtetërore!

Osmani: VMRO-ja vetëm ik, kritikon dhe nuk merr përgjegjësi shtetërore!

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se vendimi i VMRO-DPMNE-së për të ndërprerë çdo komunikim me qeverinë, përfshirë edhe bisedat për ndryshimet kushtetuese, është i keq dhe i pamenduar. Me një vendim të tillë, siç tha Osmani, partia opozitare dështoi edhe një herë dhe tregoi se as nuk dëshiron dhe as synon të përballet ndonjëherë me ndonjë sfidë ndaj shtetit. Për VMRO-DPMNE-në, tha Osmani, rëndësi kanë vetëm autoriteti dhe pushteti.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM

“Të gjitha kërkesat, kushtet dhe parakushtet e vendosura nga VMRO-DPMNE për të mbështetur ndryshimet kushtetuese janë pranuar nga Qeveria. Ata kërkuan që BDI të largohej nga Qeveria, në të njëjtin moment u pranua kërkesa e tyre, madje shkuam edhe më tej. E njëjta ofertë vlen edhe sot – ditën kur votojmë së bashku amendamentet kushtetuese, BDI largohet nga Qeveria. Ata kërkuan zgjedhje të parakohshme, ne u dhamë ofertë zyrtare – ditën që do të votojmë ndryshimet kushtetuese, do të votojmë edhe për shpërndarjen e Kuvendit dhe menjëherë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”

MARKETING