Osmani viziton një familje palestineze në Shkup: Dhuna duhet të ndalet, Gaza testi më i rëndësishëm i ndërgjegjes sonë si njerëzim!

Osmani viziton një familje palestineze në Shkup: Dhuna duhet të ndalet, Gaza testi më i rëndësishëm i ndërgjegjes sonë si njerëzim!

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, ka njoftuar se në Shkup ka shkuar për të vizutar një familje palestineze të cilët, kur Gaza ka qenë nën bllokada janë evakuuar në Shkup, ku dhe janë duke jetuar për momentin.
Osmani bën apel që dhuna në Gaza të ndalet dhe fëmijët të jenë në qendër të kujdesit dhe mbrojtjes, pa kushte dhe pa kufij.
“Dy vite më parë, kur Gaza ishte nën bllokadë, si Ministër i Jashtëm ndihmuam në evakuimin e një familjeje palestineze. Familjen e Muhamedit, mjek palestinez me gruan e tij dhe dy vajzat e vogla.
Sot ata jetojnë në Shkup. Sot i vizitova. sepse nuk mund të jesh as njeri, as prind, as mjek, dhe të heshtësh përballë dhimbjes së fëmijëve. Dhuna duhet të ndalet. Bota nuk mund të kthejë shikimin larg Gazës.Gaza është testi më i rëndësishëm i ndërgjegjes sonë si njerëzim.Fëmijët duhet të jenë në qendër të kujdedit dhe mbrojtjes. Pa kushte. Pa kufij”, ka shkruar Osmani, përcjell SHENJA.

MARKETING