Osmani takon ish drejtorët ekonomikë dhe organizativë të spitaleve – modeli i dy drejtorëve shembull i demokracisë konsesuale

Osmani takon ish drejtorët ekonomikë dhe organizativë të spitaleve – modeli i dy drejtorëve shembull i demokracisë konsesuale

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga AKI, Bujar Osmani, sot ka takuar ish-drejtorët organizativë dhe ekonomikë të spitaleve, ku sipas tij ky model, pra modeli i dy drejtorëve me nënshkrim, ka qenë shembulli më i mirë i një demokracie konsesuale.

Postimi i plotë i Osmanit në vijim:

Sot u takova me ish-drejtues organizativë dhe ekonomikë të spitaleve njerëz që për vite me radhë kanë punuar ditë e natë për t’u shërbyer mijëra pacientëve, duke i kthyer spitalet jo vetëm në qendra mjekësore, por edhe në institucione që krijojnë qasje, komoditet dhe besueshmëri për qytetarët.

Puna e tyre është dëshmi se modeli i dy drejtorëve me nënshkrim të lidhur ka qenë shembulli më i mirë i një demokracie konsensuale një model që garanton përfaqësim dhe barazi, dhe që duhet të mbetet e ardhmja jonë si përgjigje ndaj çdo përpjekjeje për përjashtim.

MARKETING