Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezolutën e OKB-së kundër masakrës së Srebrenicës

Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezolutën e OKB-së kundër masakrës së Srebrenicës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në rrjetin social facebook shkruan se në seancën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York, Maqedonia e Veriut e bashkësponsorizoi rezolutën për Srebrenicën.

Osmani gjithashtu shtoi se Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.

Maqedonia e Veriut, në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, e bashkësponsorizoi rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995”.
➡️ Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.
➡️ Rruga drejt një të ardhmeje më të mirë përfshin nderimin e kujtimit të viktimave dhe mbështetjen e të mbijetuarve të të gjitha krimeve të kryera kundër njerëzimit dhe gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe nënvizimin e rolit të gjykatave ndërkombëtare në luftën kundër mosndëshkimit
➖ Gjykata Ndërkombëtare Penale, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY).

MARKETING