Osmani promovon iniciativën: Shkolla për Politikanë të Rinjë në Çair!

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili është caktuar edhe si shef i shtabit politik të BDI-së në Çair, ka njoftuar për iniciativën e re, atë të shkollës për politikanë të rinj në Çair.
“Kjo është një mundësi unike për të gjithë ju për të mësuar nga afër se si funksionon politika. Për tu takuar me liderë të rëndësishëm vendor dhe ndërkombëtar dhe për të qenë pjesë aktive e rrjetit vendimmarrës në komunën tonë. Nën mentorimin tim të drejtpërdrejt do të punojmë së bashku por edhe do të shoqërohemi, do të shkëmbejmë ide dhe do të mësojmë nga përvoja praktike. Kjo iniciativë nuk është vetëm teori, por një hap konkret për ata që duan të angazhohen dhe të kontribuojnë. Andaj nëse ke vizion, guximin dhe dëshirën për të qenë pjesë e politikës dhe e sheh politikën si mision dhe si shërbim tani është momenti të bësh hapin e parë”, ka thënë Osmani. /SHENJA/