Osmani për kritikat e “Grupit të Zjarrit”: Vlerësime joformale dhe individuale, KE është vlerësuesi më i mirë për punën time!

Osmani për kritikat e “Grupit të Zjarrit”: Vlerësime joformale dhe individuale, KE është vlerësuesi më i mirë për punën time!

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, gjatë konferencës për media, u pyet edhe lidhur me vërejtjet e “Grupi të Zjarrit”. Ai tha se vlerësimin e punës së ministrave, posaçërisht të MPJ-së e bëjnë institucionet objektive siç është Komisioni Evropian.
“Nëse fillojmë të komentojmë çdo lloj të komentimeve joformale rreth punës tonë, ne nuk do të kemi kohë për të punuar. Vlerësimin e punës së ministrave, posaçërisht MPJ-së e bëjnë institucionet objektive siç është Komisioni Evropian. Mendoj se KE është vlerësuesi më objektiv i punës së institucioneve përkatëse në veçanti në kushte kur kanë nisur bisedimet, sepse kushdo tjetër që bën vlerësime, ka dozë të subjektivizmit në atë vlerësim”, deklaroi Osmani, duke shtuar se është krenar me Ministrinë që drejton, pasi sipas tij, ka marrë vlerësimin më të mirë nga KE.

MARKETING