Osmani për “Grupin e zjarrit”: Kam ndjesinë se po kalohet në anarki

Osmani për “Grupin e zjarrit”: Kam ndjesinë se po kalohet në anarki

Zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani thotë se veprimet e Grupit të zjarrit po kalojnë në anarki.

I pyetur nëse i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” brenda partisë mund të krijojë grup të veçantë parlamentar në Kuvend, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se ata mund të veprojnë si të duan. Osmani tha se në BDI lejohet mendimi ndryshe deri sa nuk kalohet në anarki.  “BDI njihet për demokracinë e brendshme, për mundësinë që njerëz të ndryshëm të parashtrojnë ide të ndryshme që dallohen nga ideja e shumicës, por kjo është deri në kufirin që nuk kalon në anarki, atëherë secila organizatë merr masa për ta ruajtur funksionin. Kam ndjesinë se tashmë jemi në këtë kufi edhe pse atë kulturë në BDI, secili ta thotë qëndrimin edhe publikisht, edhe nëse është ndryshe nga shumica, atë do ta inkurajojmë, por vendimmarrja do të mbetet me shumicë”, tha mes tjerash Osmani.

MARKETING