Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së

Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka folur pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare, ku kjo parti ka marrë 17,69 për qind, njofton Klankosova.tv.

“Dua edhe njëherë t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për përkrahjen që na kanë dhënë në këto zgjedhje, të cilat, përkundër kohës tepër të shkurtër që kishim në dispozicion për fushatë dhe për të prezantuar vizionin tonë, e rritën LDK-në apo votën elektorale për rreth 34 për qind, apo tani jemi në 20 mandate, e që është rritja më e madhe që ka pasur cilido subjekt politik që ka garuar në këto zgjedhje”, tha Osmani në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

“Natyrisht që ky është veç hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe, edhe me shumë më shumë punë në terren, afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe më tej”.

MARKETING