Osmani nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin ministror të NATO-s

Osmani nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin ministror të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër do të udhëtojë për në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin ministror të NATO-s.

Në fokus do të jetë shënimi i 75-vjetorit të NATO-s, si dhe prioritetet e Aleancës në prag të Samitit në Uashington.

“Në takim do të diskutohet edhe për sfidat aktuale të sigurisë, mbështetja afatgjate për Ukrainën, si dhe forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës së NATO-s”, theksohet në komunikatën e MPJ-së.

MARKETING