Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por për në Qeveri vendosin qytetarët”

Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por për në Qeveri vendosin qytetarët”

Bujar Osmani nga radhët e Frontit Europian, ka deklaruar se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski koalcionin VLEN, mund ta ftojë vetëm në kafene, teksa për t’u bërë pjesë e qeverisë mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”.

 

“Zotëri Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për vizitë, në kafene. Mund ta ftojë në kuadër të koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja” dhe ta ndajë pushtetin me ata. Kjo lejohet. Nëse ky është qëllimi – VLEN të jetë në Qeveri si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, kjo është krejtësisht legjitime dhe është vendim i tyre. Por përfaqësues të shqiptarëve, të turqve, të boshnjakëve, të romëve do të jenë ata të cilët do ta fitojnë vullnetin e tyre. Do të them edhe njëherë – mund t’i ftojë në kafe, por për në Qeveri vendosin qytetarët”,  deklaroi Osmani.

MARKETING