Osmani me porosinë e fundit për të rinjtë: “Votoni ofertën kredibile! Pse duhet t’ia lëmë shtetin dikujt që të eksperimentojnë me të?!”

Osmani me porosinë e fundit për të rinjtë: “Votoni ofertën kredibile! Pse duhet t’ia lëmë shtetin dikujt që të eksperimentojnë me të?!”

Kandidati për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni shumë-etnik Fronti Europian, Bujar Osmani, në vigjilje të rrumbullakimit të fushatës parazgjedhore , sot realizoi takim konstruktiv me të rinjtë, shumica prej të cilëve ditën e mërkurë do ta shfrytëzojnë për herë të parë të drejtën e tyre të votës. Duke u folur mbi rëndësinë e votës, Osmani iu bëri të qartë se janë ata të cilët do të përcaktojnë të ardhmen e vendit, duke zgjedhur izolimin apo integrimin, supremacinë përjashtuese apo gjithpërfshirjen dhe harmoninë ndëretnike.

“Vota nuk është vetëm e drejtë, vota është përgjegjësi, për shkak se secili e kemi nga një dhe ajo përgjegjësi është si një gur që ose prej saj ndërton mur ose ndërton urë, varet si e pozicionon. Mund të ndërtosh prej gurëve mur dhe të pengosh komunikimin mes komuniteteve në vend, të pengosh komunikimin me botën, ose prej saj të ndërtosh urë dhe t’i lidhësh komunitetet, t’i lidhësh njerëzit. Për shkak se ne jemi vend multi-etnik, bukuria e vendit është llojllojshmëria e etnive, e gjuhëve, e feve, e kulturave të ndryshme dhe kjo duhet të shihet si pasuri e vendit tonë. E për të qenë ajo funksionale duhet të ndërtoni ura komunikimi”, tha Osmani.

Ai u foli të rinjve mbi rezultatet konkrete, përfitimet, respektivisht avancimet e qytetarëve përmes fuqizimit të politikës së duhur. Porosia e fundit e kandidatit për President ndaj të rinjve, ishte si vijon:

“Dy çështje duhet t’i analizoni si votues, për herë të parë kur votoni. Kush është ai që e jep ofertën dhe cila është oferta. Te pyetja kush është ai që e jep ofertën, fillimisht a ka kredibilitet. Se i dëgjoj në rrjete sociale kur thonë se këta të BDI-së janë gjatë kohë në politikë, gjatë kohë ministra. Unë them, kur shkoni dhe kërkoni kirurg për t’u operuar cilin kirurg e kërkoni: atë që ka operuar shumë raste, është shumë vite në profesionin e tij, e ka mësuar zanatin mirë dhe e dini që do t’ju shërbejë mirë, apo do të kërkoni një për të eksperimentuar me shëndetin tuaj. Jam i sigurt, gjithë pyesin tek të tjerët sa raste të tilla i ke operuar. Nëse je nën 500 raste as që hyj në sallë te ti se nuk mundesh të ushtrosh tek unë. E njëjta është edhe me shtetin. Pse njerëzve duhet t’ua lëmë shtetin që të eksperimentojnë me të?! Prandaj organizata jonë politike ka bërë një kombinim të gjeneratave, keni njerëz që kanë eksperiencë, por keni edhe të rinj që iu jepet shansa përreth tyre…

Tani ju vjen para jush një parti politike, tani një front i madh që ka realizuar gjithçka që ka premtuar, në çfarëdo aspekti. Kjo i jep kredibilitet atij për të dhënë ofertën e re. P.sh. kur vjen, ja të marr shembull Ali Ahmetin dhe thotë “Dua të kem edhe Presindetin e parë”, ju pyetjen e parë do të thoni,
“Ngadalë, po a ishte ky që e propozoi Kryeministrin e parë dhe e realizoi?! Pse nuk duhet të besoj që do ta bëjë edhe Presidentin e parë?!” Po të vinte dikush t’ju thoshte “Do ta bëjmë Presidentin e parë”, që nuk ka lëvizur një gur në jetën e tij, në karrierën e tij, do të thuash “Mos më trego përralla!” Por dikush që i ka bërë një nga një punët dhe çdo gjë që ka premtuar e ka realizuar, atëherë ajo duhet të merret si ofertë serioze”, deklaroi Osmani.

Osmani i brifoi të rinjtë mbi lajmet e rreme, duke iu apeluar t’i verifikojnë informacionet përpara se të vendosin për kë do të votojnë, duke ua bërë të ditur se të njëjtat kanë për qëllim të rrënojnë besimin e njerëzve ndaj institucioneve, duke theksuar “Faza e parë e cilësdo luftë për të marrë kontrollin e një shteti janë lajmet e rreme, prandaj mos t’i nënçmojmë”.

MARKETING