Osmani: Maqedonia i jep Ukrainës armë sepse po mbrohet, nuk pos sulmon asnjë shtet

Osmani: Maqedonia i jep Ukrainës armë sepse po mbrohet, nuk pos sulmon asnjë shtet

Sot ka filluar takimi joformal ministror i SHBA – Karta e Adriatikut, i cili mbahet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me iniciativën. Takimin e hapi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të A5, ndërsa fjalim përshëndetës kishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

I pyetur se si do të ndikojë në marrëdhëniet me Rusinë vendimet e Maqedonisë së Veriut për t’i dërguar armë Ukrainë, kryediplomati Bujar Osmani tha se vendi jonë është në anën e duhur të historisë.

Osmani tha se Maqedonia po i jep armë Ukrainës pasi nuk po sulmon askënd, por po mbron veten.

“Ne nuk mund të qëndrojmë neutral. Ne nuk i japim armë Ukrainës që të sulmojë tjetër shtet, ne i ndihmojmë Ukrainës që të mbrohet sepse sot Ukraina nuk i mbron vetëm qytetarët e vet dhe qetësinë e vet, sot ushtarët e Ukrainës dhe populli ukrainas luftojnë edhe për paqen tonë, luftojnë edhe për vlerat tona”, tha mes tjerash Osmani.

MARKETING