Osmani: Kujtimi i gjenocidit në Srebrenicë është detyrë njerëzore

Osmani: Kujtimi i gjenocidit në Srebrenicë është detyrë njerëzore

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mori pjesë në një diskutim të hapur për bashkësponsorizimin e rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë nga Maqedonia e Veriut, ku theksoi se dënimi dhe kujtimi i gjenocidit të njohur ndërkombëtarisht në Srebrenicë është detyrë njerëzore. Njëherit, ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur jo vetëm ta mbështesë, por edhe ta bashkësponsorizojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

“Dënimi i gjenocidit është një detyrë universale njerëzore dhe nuk ka lidhje me asnjë përkatësi. Në vitin 2010, Kuvendi ynë mori vendim lidhur me Srebrenicën, duke pranuar Rezolutën e Parlamentit Europian. Pra, ne si shtet nuk kemi pasur asnjëherë dilemë për atë që ndodhi në Srebrenicë, kur në një ditë u vranë 8372 civilë dhe nuk mund të quhet ndryshe. Kritikat më të mëdha gjatë ditës së djeshme ishin: përpjekja e Ministrit të Jashtëm për t’u prishur me Serbinë mike. Përkundrazi, kjo nuk ka lidhje me Serbinë, nuk ka lidhje me popullin serb, sepse dënimi i gjenocidit tejkalon çdo lidhje diplomatike dhe marrëdhënie ndërmjet dy vendeve dhe qytetarëve të dy vendeve. Është detyra jonë njerëzore të dënojmë, të promovojmë faktet që kjo të mos ndodhë kurrë”, tha Osmani. /SHENJA/

MARKETING