Osmani: Konsensusi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese e ka shtruar rrugën e marrëdhënieve evropiane midis Shkupit dhe Sofjes

Osmani: Konsensusi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese e ka shtruar rrugën e marrëdhënieve evropiane midis Shkupit dhe Sofjes

Futja e pakicës bullgare në Kushtetutë, gjegjësisht ndryshimi i këtij akti më të lartë shtetëror është i rëndësishëm për dy arsye thotë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Së pari, sepse jep drejtim se si do të vendosen marrëdhëniet maqedono-bullgare në afat të gjatë në të ardhmen. Ndërsa ata u përpoqën, mbi të gjitha, Republika e Bullgarisë t’i vendosë ato marrëdhënie në një kontekst historik, ne gjetëm një zgjidhje që ato marrëdhënie të vendosen në një mënyrë komunikimi midis dy komuniteteve, popullit maqedonas shumicë dhe komunitetit pakicë bullgar, që jetojnë në një bashkëjetesë normale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu do të shtrohet rruga e marrëdhënieve mes dy vendeve, të dy popujve”, thekson ministri Osmani në një intervistë për Racin.mk.

Zgjidhja e kësaj çështjeje në këtë mënyrë, thekson Osmani, është e rëndësishme për arsyen e dytë, për vazhdimin e procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Do të duhet të arrijmë një konsensus mbipartiak, të lëmë mënjanë interesat e politikës ditore, të ulemi dhe t’i analizojmë të gjitha aspektet pro et kontra për ndryshimet kushtetuese. Ju siguroj se si në nivel ekspert, ashtu edhe në atë politik dhe në çdo nivel tjetër do të dominojnë argumentet “pro” për ndryshimet kushtetuese sepse janë në interesin tonë”, thekson ministri i Punëve të Jashtme.

Ai në intervistë, përqendrohet edhe në, siç thotë, kulturën e dialogut dhe të kompromisit, përmes së cilës ideja evropiane mund të zgjerohet në rajon.

“Kultura jonë e kompromisit, kultura e dialogut, për fat të keq, është gjithnjë e më e rrallë jo vetëm në rajon, por edhe në botë e bëjnë Maqedoninë e Veriut referencë për atë se si ideja evropiane mund të përhapet në rajon”, thekson Osmani.

Sipas tij, fakti që ka pasur progres serioz tani në Bruksel (në dialogun Prishtinë – Beograd), fakti që ky progres mund të marrë formë finale pikërisht në Ohër e ka simbolikën e saj.

“Së pari, për shkak të sukseseve të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ofrimi i një modeli se si zgjidhen çështjet etnike dhe është njohje për Maqedoninë e Veriut si një aktor i rëndësishëm në rajon, gjegjësisht si kontribuues i stabilitetit dhe sigurisë në rajon, duke reflektuar demokracinë tonë funksionale ndëretnike”, thekson Osmani.

Në intervistë, ministri Osmani thotë se “janë dy hallka potenciale të dobëta, pika të dobëta në rajon. Njëra është kontesti Kosovë-Serbi dhe e dyta është Bosnjë e Hercegovina dhe vështirësitë në funksionimin e Marrëveshjes së Dejtonit” dhe se “mbyllja e njërës nga këto dy çështje do të jetë një hap i rëndësishëm në fund për stabilizimin e saj, për pajtimin dhe për konsolidimin e mëtejshëm euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”.

MARKETING