Osmani falënderon Erdoğanin për mbështetjen e Kosovës në Forumin në Antalya

Osmani falënderon Erdoğanin për mbështetjen e Kosovës në Forumin në Antalya

MARKETING

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, Zonjën e Parë Emine Erdoğan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e Kosovës në Forumin Diplomatik të Antalyas, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Në një postim në rrjetet sociale përcjellë me disa fotografi përgjatë forumit, presidentja kosovare tha se ky forum është platformë e rëndësishme për t’i thelluar raportet e Kosovës me aleatët dhe për të krijuar partneritete të reja.

“Njohja nga Sudani dhe diskutimet konkrete me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe takime me shumë partnerë të tjerë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ndërtimin e miqësive të reja dhe forcimin e aleancave ekzistuese”, shkroi Osmani.

Presidentja kosovare tha se Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë i qëndruan pranë.

Në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Yousif Ahmed Alsharif, në kuadër të edicionit të katërt të Forumit Diplomatik në Antalya (ADF2025), u bë e ditur të shtunën se Sudani ka vendosur ta njoh pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 119-të në listën e shteteve që e kanë njohur deri më tani pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

MARKETING