Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur

Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sonte ka qëndruar në KV “6 Nëntori”, lagjja e tij, nga ku edhe ka nis gjithçka, siç u shpreh Osmani para të pranishmëve. Ai ka thënë se rruga e tyre është e drejtë, sepse #bashkë kanë diçka më të madhe se çdo pengesë, shpresën për një Çair më të mirë.

Postimi i plotë i Osmanit:

Nga aty ku nisi gjithçka. Nga lagjja ime, rrënja ime, vendi ku mora frymëzimet e para. Sot, para njerëzve të mi, pashë sërish se pse ia vlen çdo betejë. Energjia, #besimi dhe #rezistenca që buron nga ky vend më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur.

Sonte mora më shumë se duartrokitje. Mora besimin dhe dashurinë tuaj. Dhe me këtë forcë, e di se rruga jonë është e drejtë, sepse #bashkë kemi diçka më të madhe se çdo pengesë, shpresën për një Çair më të mirë.

 

 

MARKETING