Ori Nebijaj: Së shpejti dokumentari për jetën dhe veprën e Kim Mehmetit
Gazetarja Oriela Nebijaj, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit të njohur Kim Mehmeti.
Nebijaj tha se ndihet e nderuar që është pjesë e këtij projekti, i cili synon të sjellë në dritë figurën e shumëdimensionale të Mehmetit – si njeri, intelektual dhe krijues.
“Së shpejti do të dalë dokumentari për jetën dhe veprën e Kim Mehmetit. Ndihem e nderuar që jam pjesë e këtij projekti dhe që pata mundësinë të ndaj me studentët Euron Fetai, Vigan Sherifi dhe Ideal Nrecaj kujtimet dhe përjetimet e mia nga njohja me Kimin — si njeri, si intelektual dhe si shkrimtar,” – shkroi Nebijaj.
Ajo shtoi se qëllimi i këtij dokumentari është të sjellë një portret të thellë dhe autentik të Kim Mehmetit, duke ndriçuar trashëgiminë e tij letrare dhe shoqërore.
“Shpresoj që dokumentari të sjellë një portret të thellë dhe të mund të ndriçojë trashëgiminë e tij,” theksoi Nebijaj.
Dokumentari pritet të publikohet së shpejti dhe të zgjojë interesin e publikut për jetën dhe kontributin e një prej figurave më të respektuara të kulturës shqiptare.

