Orce Gjeorgjievski është fitues në Qytetin e Shkupit
Orce Gjeorgjievski nga VMRO-DPMNE ka shpallur fitore në garën për Bashkinë e Shkupit.
Nga 98.55% e votave të numëruara në Bashkinë e Shkupit, Gjeorgjievski ka marrë 94.214 vota, kundrejt Amar Mecinoviqit nga “E Majta”, i cili ka marrë 59.959 vota.
Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, deklaroi në konferencën për shtyp pas shpalljes së rezultateve, tha se rezultatet përfaqësojnë një fitore për popullin dhe energjinë e re që po e çon vendin përpara, dhe jo një arsye për gëzim politik.

