Orce Gjeorgjievski: E pastruam Shkupi për 72 orë, kemi mbledhur mbi 4.500 tonë mbeturina
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, ka deklaruar se mbi katër 4.500 tonë mbeturina, ose katër deri në pesë herë më shumë se zakonisht gjatë një fundjave të zakonshme në Shkup, janë mbledhur gjatë aksionit të pastrimit
Në një deklaratë të dhënë mbrëmjen e sotme në sheshin “Maqedonia”, pas përfundimit të 72 orëve të para, Gjorgjievski tha se aksioni është realizuar me sukses dhe se në të kanë marrë pjesë mbi dy mijë e pesëqind punëtorë.
“E përfunduam me sukses këtë aktivitet për të cilin u zotuam se do ta realizonim brenda 72 orëve, edhe pse në fillim gjendja ishte e vështirë dhe dukej pothuajse e pamundur për t’u përmbushur si detyrë që ia kishim vënë vetes. Strukturat në ndërmarrjet publike ishin të rralluara, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në mekanizimin që kishin në dispozicion. Kur e mora funksionin, njoftova se “Higjiena Komunale” kishte vetëm 16 kamionë; sot kemi mbi 40, ndërsa synimi ynë është që deri të premten të kemi rreth 60 kamionë funksionalë, që do të thotë se do të jemi plotësisht operativë në mënyrë të pavarur. Gjatë kësaj periudhe, e tejkaluam situatën edhe me ndihmën e kompanive socialisht përgjegjëse që na ndihmuan seriozisht, si dhe me mbështetjen e kryetarëve të komunave të Tetovës, Kavadarcit, Shtipit, Velesit dhe të tjerëve”, ka deklauar Gjorgjievski.

