Opozita shqiptare fillon grumbullimin e nënshkrimeve për Arben Taravarin
Partitë nga koalicioni VLEN, kanë filluar me grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturën e Arben Taravarit për president të shtetit.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në rrjetin social facebook, ka shkruar se në Shkup po ndodh populli dhe se ata sybojnë fuqishëm raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Në Shkup po ndodh POPULLI!
Të gjithë bashkërisht për të mbështetur kandidaturën për President Shqiptar, Dr. Arben Taravari.
Koalicioni opozitar VLEN synon fuqishëm rundin e dytë! NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka shkruar Mexhiti.
Nga ana tjetër në një deklaratë për media nga Tetova, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është shprehur se populli ka vendosur për ndryshimin. /SHENJA/