OKH Merhamet nënshkruan marëveshje bashkëpunimi me Sindikatën HAK- İŞ të Turqisë

OKH Merhamet nënshkruan marëveshje bashkëpunimi me Sindikatën HAK- İŞ të Turqisë

Kryetari i OKH Merhamet z. Ridvan Xhaferi së bashku me prof Adnan Ismailin, zhvilluan vizitë zyrtare në Sindikatën ‘HAK-İŞ në kryeqytetin Turk – Ankara, ku u pritën nga Kryetari i Sindikatës z. Mahmut Arslan dhe ekipa e tij.

Në këtë takim u nënshkrua marëveshje bashkëpunimi mes këtyre dy instutucioneve si dhe u diskutuan projektet të cilat mund të realizohen bashkarisht në të ardhmen në fushat humanitare, edukative, kulturore dhe në fusha tjera të veprimeve organizative.

Në fund të vizitës u shkëmbyen dhurata mes dy palëve.

Sindikata HAK- İŞ është një nga katër qendrat kryesore kombëtare të sindikatave në Turqi. Ajo u themelua më 22 tetor 1976 dhe ka një anëtarësim prej afër 1 miljon anëtarëve.

HAK-İŞ është anëtarë në Konfederatën Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC) dhe Konfederatën e Sindikatave Evropiane (ETUC).

MARKETING